City i papërmbajtshëm, Juan Jesus shkatërron i vetëm Watford dhe i jep mesazhin Liverpool-it (Video)

Pesë javë nga fundi i Premier League, Manchester City nuk e kthen kokën pas dhe vijion të sigurojë fitore bindëse për të mbajtur larg Liverpoolin që nesër do të përballet në derbin e Merseyside kundër Everton.
Pep Guargiola dhe skuadra e tij shkatërruan 5-1 Watford në “Etihad” në një takim pa histori. Njeriu i ndeshjes është sigurisht braziliani Juan Jesus që me 4 golat e tij betonoi fitoren që e çon Manchester City edhe një hap më pranë titullit të dytë në po kaq vjet.
Momentalisht “citizens” numërojnë 4 pikë më shumë se Liverpool që ka ndeshjen e së dielës për të rikuperuar. Në sfidat e tjera të Premier League, Newcastle siguroi fitoren e tretë rresht me rezultatin 3-0 në fushën e Norwich, ndërsa Leicester City dhe Aston Villa u ndanë në barazim pa gola.

