BRAZILI “ËSHTË NË LOJË”/ “Seleçao” fiton 3-0. Haiti skuadra e parë që eliminohet nga Kupa e Botës

Brazili fitoi bindshëm 3-0 ndaj Haitit dhe u ngjit në krye të Grupit C të Kupës së Botës. Haiti u bë skuadra e parë që humbet matematikisht cdo shans për të kaluar në fazën tjetër.

BRAZILI “ËSHTË NË LOJË”/

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha shpërbleu besimin e trajnerit Carlo Ancelotti duke shënuar dy golat e tij të parë në një Kupë Bote, në fitoren 3-0 që Brazili arriti ndaj Haitit, që pas kësaj humbje u eleminua nga turneu.

Vinícius Júnior shënoi gjithashtu në pjesën e parë dhe dha asist për të dy golat e Cunhës.

Në minutën e 40-të Raphinha la fushën për shkak të një lëndimi, ndërsa në pjesën e dytë kishte vend edhe për talentin Endrick që të debutonte në Botëror.

Në përgjithësi, ishte një paraqitje shumë më e mirë e “Seleção”-s krahasuar me barazimin 1-1 ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të turneut.

Ky rezultat e ngjit Brazilin në kuotën e katër pikëve në Grupin C, përpara Marokut falë golavarazhit.

“Ishte ajo që prisja nga kjo ndeshje: më shumë cilësi, më pak gabime, më shumë efikasitet në sulm dhe më shumë kontroll në mbrojtje. Mendoj se ishte një ndeshje e mirë,” tha Ancelotti.

Haiti u bë skuadra e parë në Kupën e Botës që humbet matematikisht shanset për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt, pas fitores 1-0 të Skocisë ndaj Marokut më herët gjatë së premtes. Skocia ka tre pikë, ndërsa Haiti mbetet në fund të grupit pa asnjë pikë.

Megjithatë, haitianët shijuan qartë pjesëmarrjen e tyre të dytë në finalet e Kupës së Botës dhe të parën që nga viti 1974.

Ndeshjet e fundit në grupin C, do të jenë Skoci - Brazil dhe Marok - Haiti dhe do të luhen më 25 qershor.

EMISIONET