Bisseck rivalizon Acebin për një vend titullari në derbi

Bisseck rivalizon Acebin për një vend titullari në derbi

Në shtëpinë zikaltër po rriten ndjeshëm gjasat që Yann Bisseck të jetë titullar në derbin e së dielës kundër Milanit. Mbrojtësi gjerman, i testuar këtë sezon nga Chivu në qendër të mbrojtjes, po rivalizon fort me Acerbi-n për një vend mes Akanji-t dhe Bastonit.

Dilema tjetër lidhet me mesfushën: kush do të luajë përkrah Çalhanoglu dhe Barella-s? Në garë janë Sucic dhe Zielinski, me kroatin aktualisht në avantazh. Zielinski vjen nga dy ndeshje si titullar me Poloninë kundër Holandës dhe Maltës, por e ka lënë pas lodhjen dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën.

Meqenëse Dumfries vijon të ketë dhimbje në kyçin e këmbës pas goditjes kundër Lazios, pranë konfirmimit është prezenca e Carlos Augusto-s në krahun e djathtë. Për mbrojtësin holandez ekziston rreziku i madh që të humbasë edhe ndeshjen e së mërkurës në Madrid kundër Atletico-s së ish-trajnerit zikaltër, Diego Simeone, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Champions League.

Nuk ka asnjë dyshim për repartin e avancuar: kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin sulmin e Interit në kërkim të një tjetër fitoreje në derbin e Madonninës.

EMISIONET