Barcelona nuk pret fundin e merkatos/ Vendos afat për Álvarez, Laporta aktivizon ofertën 100 milionëshe për yllin argjentinas

Barcelona nuk pret fundin e merkatos/ Vendos afat për Álvarez,

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Julian Álvarez pritet të marrë drejtim të qartë shumë përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, ndërsa interesimi i Barcelonës ka hyrë në fazë konkrete negociatash.

Sipas raportimeve nga media spanjolle, klubi katalanas nuk synon ta zgjasë procesin deri në ditët e fundit të merkatos dhe kërkon një përgjigje të shpejtë për të përcaktuar planin e skuadrës për sezonin e ri.

Më herët, presidenti Joan Laporta kishte paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për Atlético Madridin, por ajo ishte refuzuar, ndërsa klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shkojë në shifra që arrijnë deri në 150 milionë euro.

Trajneri Hansi Flick kërkon qartësi sa më shpejt, në mënyrë që të ndërtojë skuadrën që do të nisë përgatitjet verore pa paqartësi në repartin ofensiv.

Nga ana tjetër, Atlético Madrid mbetet i vendosur për ta mbajtur sulmuesin. Diego Simeone ka shprehur vlerësim të lartë për Álvarez, duke e cilësuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe duke shpresuar që situata të zgjidhet në favor të klubit.

Të dy klubet besojnë se vendimi final për të ardhmen e lojtarit do të merret shumë më herët sesa përfundimi i merkatos verore.

EMISIONET