Spanja fiton Botërorin, por polemikat me Argjentinën vazhdojnë: “Gjesti më i ulët i parë ndonjëherë”

Spanja fiton Botërorin, por polemikat me Argjentinën vazhdojnë:

Spanja feston fitoren e Kupës së Botës kundër Argjentinës, por polemikat nuk mungojnë as pas triumfit. Media spanjolle “Marca” ka sulmuar ashpër kombëtaren e Scalonit, duke e cilësuar sjelljen e tyre si “gjesti i turpshëm që bën të turpërohet bota”. Sipas “Marca”-s, argjentinasit u kthyen mënjanë gjatë festimeve të “La Roja”, një veprim i përshkruar si “një nga lëvizjet më të ulëta të parë ndonjëherë në historinë e Botërorëve”.

Editoriali i “Marca”-s thekson më tej “mësimin” e dhënë Argjentinës, si në aspektin e sjelljes, ashtu edhe në atë teknik-taktik. Artikulli pretendon se “përpjekjet për të thyer ritmin, ndërprerjet e vazhdueshme dhe veprimet në kufijtë e lejuar” vazhduan gjatë gjithë ndeshjes nga ana e Argjentinës.

Megjithatë, theksohet se “e gjithë bota njohu se futbolli bëri drejtësi” dhe përgëzoi Spanjën për futbollin e shkëlqyer me të cilin fitoi yllin e dytë. Përjashtim bëri Argjentina, e cila, “larg pranimit sportiv të humbjes, vazhdoi të shfaqte një spektakël të turpshëm”. Ndërsa kuptohet trishtimi dhe zhgënjimi, “sjellje të tjera janë absolutisht të dënueshme”, përfundon media spanjolle.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

EMISIONET