Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët

Mes rrënojave të Gazës, futbolli u kthye për pak çaste në një arratisje nga realiteti. Dhjetëra tifozë egjiptianë u mblodhën për të ndjekur në ekran të madh sfidën e Kupës së Botës mes Egjiptit dhe Argjentinës, duke valëvitur flamujt egjiptianë dhe duke besuar se historia mund të vazhdonte edhe një raund më tej. Por në fund, ëndrra u shua bashkë me vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Argjentina përmbysi gjithçka dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale, duke lënë pas një Egjipt që kishte shkruar historinë me arritjen për herë të parë në fazën me eliminim direkt të një Botërori.

Zhgënjimi ishte i dukshëm edhe në fytyrat e tifozëve në Gaza, të cilët e jetuan çdo aksion me emocione të forta, përpara se të përshëndesnin fundin e aventurës së “Faraonëve”.

Kampionët në fuqi mbeten në garë për të mbrojtur trofeun dhe tashmë presin kundërshtarin e çerekfinales, Zvicrën. Dhe ndërsa Argjentina vazhdon marshimin drejt një tjetër ëndrre botërore, rrugëtimi historik i Egjiptit mbyllet me krenari, duke lënë pas një turne që do të kujtohet gjatë nga tifozët e tij.

EMISIONET