ARGJENTINA NË KRIZË DËMTIMESH! 6 futbollistë janë të lënduar, Scaloni thirr lojtarë të tjerë për miqësoret

Argjentina po përballet me një situatë jo të mirë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në prag të kupës së botës. 6 futbollistë janë aktualisht të dëmtuar. Disa prej tyre rrezikojnë edhe ndeshjet e fazës së grupeve

ARGJENTINA NË KRIZË DËMTIMESH! 6 futbollistë janë

Mos dëmtimi i Leo Mesit ka gëzuar tifozët argjentinas dhe jo vetëm, por situata në kampin e kampionëve të botës nuk është e mirë. Trajneri Skaloni po përballet me dëmtime të shumta në prag të kupës së botës.

6 lojtarë të cilën janë në listën e grumbullimit, janë të dëmtuar dhe rrezikojnë jo pak ndeshjet në fazën e grupeve.

Emiliano Martínez, Romero, Molina, Montiel, Nico Paz dhe Nicolas Gonzalez janë të dëmtuar me ekipet e tyre në sfidat e fundit të sezonit.

Heroi i botërorit të Katar 2022, portieri i Aston Villas, Emiliano Martínez, pësoi një frakturë në gisht në dorën e djathtë gjatë nxehjes për finalen e Europa League të javës së kaluar.

Lëndimi nuk e pengoi atë të luante në fitoren e klubit të tij ndaj Freiburgut, dhe "Dibu" pritet të jetë i aftë të zërë vendin e tij në portë për ndeshjen hapëse të Argjentinës në Kupën e Botës kundër Algjerisë më 16 qershor.

Ndërkohë, mbrojtësi i Tottenhemit, Romero, po nxiton të rikuperohet nga një lëndim i ligamentit në gjurin e djathtë. Molina i Atletiko Madridit dhe Gonzalo Montiel i River Plate , dy mbrojtësit e djathtë të parashikuar në listën përfundimtare të Skalonit, po vuajnë nga lëndime muskulore.

Përveç kësaj, mesfushori i Komos, Niko Paz, humbi ndeshjen e fundit të klubit të tij në Serie A për shkak të një dëmtimi në gju dhe anësori i Atletiko Madridit, Nicolas Gonzalez, është në fazat e fundit të rikuperimit.

Scaloni shprehet se të gjithë lojtarët e lënduar do të vlerësohen deri në njoftimin përfundimtar të skuadrës, i cili duhet të bëhet nga FIFA më 2 qershor. Asnjë nga lojtarët e lartpërmendur, përfshirë Messin, nuk pritet të jetë pjesë e ndeshjeve përgatitore të Argjentinës para Kupës së Botës.

Scaloni ka zgjeruar listën e tij për miqësoret e ardhshme kundër Hondurasit më 6 qershor dhe Islandën më 9 qershor në Auburn Alabama.

Argjentina hap ndeshjet e Grupit J kundër Algjerisë më 16 qershor në Kansas City, përpara se të përballet me Austrinë më 22 qershor dhe Jordaninë më 27 qershor.

EMISIONET