"Argjentina ka Messin, ne kemi Salahun dhe 26 Messi të tjerë", Egjipti sfidon kampionët e botës

"Argjentina ka Messin, ne kemi Salahun dhe 26 Messi të

Ibrahim Hasan, një anëtar i stafit trajner të kombëtares egjiptiane dhe vëllai i trajnerit Hosam Hasan, ka folur për ndeshjen e raundit të 16 të Kupës së Botës 2026, kundër kombëtares të Argjentinës.

“Ata kanë Mesin, por ne kemi Mohamed Salah dhe 26 Mesi në dispozicion. Ne shpresojmë se Zoti do të na shpërblejë”.

Duke folur për kanalin egjiptian “Sada al-Balad”, ndihmës trajneri i kombëtares afrikane theksoi rëndësinë që lojtarët të mos e vënë re figurën e kapitenit argjentinas.

“Ne nuk e shohim Mesin, ne gjithmonë u themi lojtarëve të dalin dhe të luajnë pa i kushtuar vëmendje kundërshtarit”. Nga ana tjetër, ai shtoi. “Do të luajmë kundër Mesit? Ne as nuk menduam për këtë. Ne jemi të fokusuar te kombëtarja egjiptiane. Ne dalim për të luftuar në çdo ndeshje, qoftë Mesi apo ndonjë rival tjetër. Ne kemi Mohamed Salah dhe gjithashtu një grup lojtarësh të nivelit të lartë.”

Së fundi, Hasan iu referua performancës së egjiptianëve në Botëror, të cilët arritën në këtë fazë pasi eliminuan Australinë në raundin e 16.

“Që nga dita e parë ne u thamë lojtarëve se nuk ka të bëjë vetëm me pjesëmarrjen. Qëllimi ynë është të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur në turne”, ka përfunduar ai.

EMISIONET