Alarm për tifozët: Mashtrimet online me biletat për ndeshjet e Kupës së Botës po shtohen

Kërkesa e lartë për ndeshjet e Kupës së Botës po shfrytëzohet nga mashtruesit për të shitur biletat false dhe për të vjedhur të dhënat personale të tifozëve.

Alarm për tifozët: Mashtrimet online me biletat për ndeshjet e

Teksa Kupa e Botës 2026 ka nisur në Amerikën e Veriut dhe miliona tifozë kërkojnë bileta për ndeshjet më të rëndësishme të turneut, ekspertët e sigurisë kibernetike po paralajmërojnë për një rritje të ndjeshme të mashtrimeve online.

Sipas një analize të publikuar, mashtruesit po përfitojnë nga kërkesa e lartë për bileta, vecanërisht për ndeshjet e shitura plotësisht ose ato me cmime rekord.

Ata përdorin rrjetet sociale, faqet e rreme të internetit dhe aplikacionet e komunikimit për të bindur tifozët të paguajnë për bileta që në shumë raste nuk ekzistojnë.

Autoritetet këshillojnë tifozët të tregohen të kujdeshëm ndaj ofertave që duken tepër të favorshme ose që shoqërohen me presion për të kryer pagesën menjëherë.

Mashtruesit përdorin shpesh fraza si ‘ka shumë interes’ ose ‘duhet ta shes tani’, me qëllim që blerësit të mos kenë kohë të verifikojnë ofertën.

Një tjetër shqetësim janë reklamat në rrjetet sociale, të cilat shpesh drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme që imitojnë platformat zyrtare të FIFA-s.

Ekspertët thonë se Inteligjenca Artificiale po i ndihmon mashtruesit të krijojnë mesazhe she faqe interneti gjithnjë e më bindëse mes ofertave reale dhe atyre mashtruese.

Ata rekomandojnë blerjen e biletave vetëm përmes kanaleve zyrtare të FIFA-s ose platformave të njohura të rishitjes, si edhe verifikimin e kujdesshëm të adresave të internetin për të shmangur faqet kopje.

Po ashtu, tifozët këshillohen të shmangin lidhjet e dërguara përmes mesazheve të dyshimta ose aplikacioneve si WharsApp.

Ndërsa emocionet e Botërorit rriten dhe ndeshjet vendimtare afrohen, ekspertët theksojnë se kujdesi online mbetet mbrojtja më e mirë kundër mashtruesve që synojnë të përfitojnë nga pasioni i tifozëve për futbollin.

EMISIONET