SPAK kërkon 2 vite shërbim prove, ja DATA kur pritet të jepet vendimi për Bufin e Roskovecit

SPAK kërkon 2 vite shërbim prove, ja DATA kur pritet të jepet

Ka përfunduar seanca për parashtrimet përfundimtare të mbrojtjes së Kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme ku po gjykohet për shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Vetë Bufi ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se nuk ka ushtruar presion apo ndikim tek qytetari teksa e deklaroi veten të pafajshme.

SPAK ka kërkuar gjatë dhënies së pretencës dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Seanca për shpallje vendimi nga Gjykata e Posaçme u la për më 1 korrik në orën 10:00.

Bufi akuzohet për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”. Sipas organit të akuzës, në cilësinë e kryetares së bashkisë, Bufi dyshohet se i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar.

EMISIONET