ARRATIA DISA MINUTËSHE/ Kanosi taksistin me mjet prerës dhe i mori paratë, autori nuk i shpëton bluve

Një person dyshohet se ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e taksisë me të cilën po udhëtonte në aksin rrugor Tiranë-Elbasan dhe i ka vjedhur një shumë parash, si edhe një varëse.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.
Njoftimi paraprak i Policisë
"Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë"

