120 minuta dhe dhjetë penallti, Flamurtari fiton ndaj Apolonisë. Gjen Laçin në finalen për t'u ngjitur në Superligë

120 minuta dhe dhjetë penallti, Flamurtari fiton ndaj Apolonisë. Gjen

Flamurtari ka triumfuar kundër Apolonisë pasi u tregua më i saktë nga gjuajtja e penalltive sesa fierakët duke i mundur me shifrat 3-4, pasi koha e rregullt bashkë me shtesën u mbyllën në baraspeshë totale 0-0.

Tani më të besuarit e Eqerem Memushit kanë edhe një provë të fundit, dhe më të vështirën deri më tani.

Ata do të udhëtojnë drejtë Kurbinit për t’u ndeshur me Laçin, në finalen e “play-out”-it.

Një ndeshje e luftuar me shpirt nga vlonjatët që edhe pse ishin me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Peposhit, arritën ta çonin sfidën deri te penalltitë, ku u treguan pothuajse perfekt, duke u shuar shpresat fierakëve të Apolonisë për një vend në Superiore.

 

EMISIONET