Irani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës civile në Lindjen e Mesme nëse SHBA godet objektet iraniane

Irani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës civile në

Irani ka reaguar ashpër se do të hakmerret me sulme ndaj infrastrukturës civile në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë ura dhe objekte energjetike, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kryejnë sulme ndaj objekteve iraniane.

Paralajmërimi erdhi si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një deklarate të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se SHBA-ja do të godasë urat dhe centralet elektrike të Iranit sa herë që pjesëtarët e Gardës Revolucionare iraniane të hapin zjarr ndaj anijeve në Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar të rangut të lartë ushtarak, përcolli mesazhin e qartë të udhëheqjes ushtarake në Teheran.

“Irani ka një vullnet të hekurt për të ushtruar sovranitetin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe kurrë nuk do të lejojë që kjo rrugë ujore të bëhet sërish kërcënim për sigurinë e vendit”, tha burimi ushtarak.

Kërcënimet nga të dyja palët për goditjen e infrastrukturës civile dhe energjetike kanë shkaktuar shqetësim të madh në tregjet globale.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës.

Çdo përplasje e drejtpërdrejtë ushtarake në këtë zonë, e shoqëruar me shkatërrimin e urave dhe objekteve energjetike në rajon, do të sillte pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe gjeopolitike.

EMISIONET