RTV Ora dhe Ora News mbeten të sekuestruara, Avokati: Vendimi u bazua në indicie jo prova

RTV Ora dhe Ora News mbeten të sekuestruara, Avokati: Vendimi u bazua

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora News.

Alban Qafa: “Gjykata e Apelit miratoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe la në fuqi atë. Ne do të bëjmë Apel në Gjykatën e Lartë.

"Gjykata vetëm shpalli vendimin dhe nuk e argumentoi. Do të njihemi me vendimin e plotë dhe do ta çojmë në gjykatë të lartë do ta rekursojmë. Dua të theksoj që ky është një vendim i pabazuar në prova. Ne kemi çuar prova dhe ato prona që janë prona të përfituara me ligjin 7501 me privitizim nga komunalja e banesa. Të gjitha qëndrojnë në sekuestrim edhe pse kredia e tyre ecën."

Indiciet dhe provat- Avokati nënvizoi se vendimi u mor mbi bazën e indicieve dhe jo provave që ata vunë në dispozicion.

Alban Qafa: "Kanë dyshime por të bazuar vetëm në indicie dhe nuk kanë prova. Do ta vazhdojmë betejën në Gjykatë të Lartë dhe do të publikojmë edhe prova të tjera që disponojmë.

Indicje janë shkresa të prodhuara kryesisht nga Ministria e Brendshme dhe jo nga organi i akuzës. Nga oficerë të policisë. Dokumentacioni i ardhur nga Ministria e Brendshme italiane thekson se nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali."

Më 1 gusht Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sekuestron e 26 pasurive mes tyre dy televizionet RTV Ora dhe Ora News. Sot më 27 gusht vendimi u la në fuqi në Apel por beteja vazhdon në Gjykatën e Lartë.

Më 1 gusht Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sekuestron e 26 pasurive mes tyre dy televizionet RTV Ora dhe Ora News. Sot më 27 gusht vendimi u la në fuqi në Apel por beteja vazhdon në Gjykatën e Lartë.

https://youtu.be/zaQZbABXmHM

Vendi Lajme Lajmi i fundit gjykata e apelit avokati ylli ndroqi Aktualitet sekuestrim pasurish yldon media group

EMISIONET