Kur na  ndajnë 3 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, shqiptarët e kanë një foto paraprake të trendit për zgjedhjet.

Rtv Ora në bashkëpunim me Antonio Noto publikuan mbrëmjen e djeshme sondazhet e para në rang kombëtar dhe në qarqet Tiranë e Durrës

Nga të dhënat për sondazhin kombëtar vihet re një rënie e PS, LSI dhe PDIU, ndërsa ka një rritje Partia Demokratike.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Antonio Noto, ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

Por për gazetarin dhe analistin Erl Muratin, fakti që as pas 8 vjetësh në opozitë PD qëndron gati 10% pas PS-së, tregon handikapin e partisë më të madhe në opozitë.

Erl Murati: Unë vetëm reflektim nuk shoh. Nuk shoh se ka ndryshuar ndonjë gjë. Pra, në një farë mënyre, në vështrim vertikal, shoh që rezultatet e sondazhit janë pothuajse si rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017 ku partia në pushtet është 10% mbi partinë e dytë. Në një farë mënyre ose tregon meritën e partisë në pushtet dhe ka qeverisur shumë e shqiptarët i besojnë ose handikapin ose defektet e partisë, që është parti e madhe, PD dhe synon të vijë në pushtet. Dhe 8 vite në opozitë as nuk ka arritur në barazohet me partinë në pushtet dhe jo më ti afrohet. Kjo diferencë prej gati 10% mes partisë në pushtet dhe partisë në opozitë tregon se këtu pak është reflektuar.

Lexo edhe:

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës