Shkodër: Kërcet arma në mes të ditës, plagoset 38 vjeçari

Një person është plagosur pasditen e sotme (ora 16:30) në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës

Shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër mbeti i plagosur me armë zjarri

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

FNSH rrethoi zonen- Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH rrethuan zonën dhe vijuan krehja e saj për kapjen e autorit. Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen.

Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

38 vjeçari ndodhet në polici jashtë rrezikut për jetën.

https://youtu.be/DeX8KeA21J8

Vendi Lajme shkoder Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET