Ja si të kuptoni që fëmija juaj ka skoliozë

Skolioza është lakimi anash i shtyllës kurrizore, e cila si pasojë e këtij lakimi i jep shtyllës kurrizore pamjen e gërmës C ose S. Muaji qershor është muaji i kësaj sëmundjeje.

Fizioterapisti Erind Cara  i ftuar në emisionin “Jeto me orën” tregoi disa mënyra dhe këshilla se si të veprojmë me këtë sëmundje.

Sipas fizioterapistit skolioza është një lloj sëmundje e cila shfaqet tek fëmijët që në moshën 10 vjeçare pasi nuk bëjnë shumë ushtrime fizike dhe kjo gjë sjell deformim të kockave.

Erind Cara: Vetë fjala skoliozë do të thotë devijim i shtyllës kurizore një lloj çregullimi i cili nuk shfaq dhimbje që në fillim por dallohet nga ana vizuale kur kemi një lakim të lehtë të shtyllës kurrizore.

Erindi këshillon të gjithë fëmijët që të bëjnë sa më shumë ushtrime fizike dhe të jenë  shumë përgjegjës për veten e tyre.

Erind Cara: Faza më e vështirë që trajtohet skolioza është kur arrin deri aty sa të bëjë ndërhyrje kirurgjikale, pra mbi 50 gradë. Sa i përket pacientit që ka arritur deri në këtë gjëndje duhet të merret me rregullimin e posturës, pra testimi i anës vizuale. Një tjetër shenjë kostatuese është ndryshimi nga njëri sup në tjetrin si dhe problemi tek pjesa e legenit.

EMISIONET