"Gripi ka prekur dhe fëmijët", po qarkullojnë viroza respiratore dhe të aparatit tretës

Mes shumë virozave, fëmijët po preken edhe nga gripi. Shefja e pediatrisë Gjeorgjina Kuli thotë se të vegjlit e moshës 0-6 muajsh janë më të rrezikuarit, ndaj kjo është dhe arsyeja që po mbush me shpejtësi urgjencën e pediatrisë.

Gripi po përhapet me shpejtësi edhe te fëmijët.

Shefja e spitalit pediatrik Xheorxhina Kuli, shprehet se në këtë periudhë veç virozave, karakteristike është vënë re një shtim i rasteve me grip te moshat e vogla, krahasuar me vitet e tjera.

“Kemi filluar të kemi dhe raste të virusit të influences, ose të grpit. Në vitet e tjera ose ka qënë shumë e ulët, sidomos kur ka qënë pandemia e Covidit, ose ka qënë më vonë në kohë,” tha ajo.

Kuli i bën thirrje prindërve të të vegjëlve të moshës 0 deri në 6 muajsh, që të jenë të kujdesshëm pasi kemi të bëjmë me një virozë respiratore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Një virus shumë i rëndësishëm është virusi respirator sicicial, pra ai prek të gjithë grup moshat dhe është i rrezikshëm për këtë grup moshë se mund të japi vështirësi të theksuar në frymëmarrje dhe mosfurnizim të organizmit me oksigjen. Është ai statusi kur nënat me bebat e vegjël, vijnë dhe thonë më duket i bllokuar,” tha ajo.

Gjatë stinës së lagësht, nuk mungojnë as viruset në aparatin tretës.

“Stina e lagësht mund të sjelli dhe viruse perveç respiratore siç janë, viruset gastrio distinale,apo të traktit tretës. Karakteristike për virusin e traktit tretës në këtë stinë është rotavirusi, më pak adeno virusi, mundet edhe në dimër të kemi diare,” tha ajo.

Në pediatri më së shumti paraqiten foshnjet, por nuk mungojnë as moshat më të rritura.

“Sigurisht që moshat e vogla, foshnjat janë ato që paraqiten më shumë në urgjencë, por nuk mund të them që këto viruse nuk janë të përhapura dhe në moshën parashkollore dhe shkollore, ku kuadri klinik është më i ulët,” tha ajo.

Xheorxhina Kuli këshillon prindërit të tregohen të kujdesshëm me fëmijët, duke u dhënë sa më shumë lëngje e vitamina, dhe të mos u marrin medikamente pa rekomandimin e mjekut.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET