Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, ka sqaruar arsyen se përse ka pasur rritje numri i infeksioneve nga Covid-19.

Manastirliu ka thënë se është vendosur testimi i një target grupi personash, pra kryesisht po testohen personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Manastirliu: Një nga arsyet se përse Shqipëria ka një pozitivitet të lartë, është për shkak të strategjisë së testimit. Ne po bëjmë testim të targetuar, që do të thotë që testojmë ata individë që dyshojmë se janë kontakt i një personi të infektua, gjurmojmë më pas kontktet e tyre, që mund të jenë asimptomatik, që mund të kenë simptoma apo që mund t’i dalin simptomat më vonë. I rëndësishëm është izolimi.

Nuk duhet harruar që testimi nuk është një proces që ndodh dhe konfirmon që ti për vitin e ardhshëm nuk do të infektohesh. Është një proces që të konfirmon ty që në atë ditë që e ke marrë testin ti je pozitiv apo negativ.

Ky proces është zgjedhur për të maksimizuar resuset aktuale, ndërkohë që ne zgjerojmë kapacitetet për testim më të zgjeruar. Testimet janë shumë të rëndësishme dhe jo më kot ne po i rrisim këto kapacitete, pavarësisht se çfarë po shohim sot.