Zëdhënësi i BE-së: Jemi dakordësuar për masa ndaj Kosovës, por ato nuk janë sanksione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 13:05

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shtetet anëtare janë dakorduar që t’i vendosin masa me efekt të menjëhershëm ndaj Kosovës, por ka thënë se ato nuk janë sanksione.
Masat, sipas Stanos, janë ato të raportuara një ditë më parë si sanksione në media.

