Tronditëse në Qipro/ Dy djem të mitur gjenden pa shenja jete brenda automjetit të babait, ja çfarë u gjet te vogëlushët

Tronditëse në Qipro/ Dy djem të mitur gjenden pa shenja jete

Dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti në Qipro, në një ngjarje që po hetohet nga autoritetet vendase si rast i rëndë neglizhence.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, kur trupat e dy të miturve janë gjetur në makinën e babait të tyre, në një zonë pranë banesës ku jetonin në Qiro.

Për nxjerrjen e tyre nga automjeti është dashur ndërhyrja me thyerje të xhamave dhe pjesës së pasme të makinës.

Dy fëmijët janë përpjekur të marrin ndihmën e parë nga ekipet mjekësore në vendngjarje, por pa rezultat.

Sipas të dhënave paraprake, ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë brenda automjetit, ndërsa policia po heton rrethanat e sakta të ngjarjes.

Në trupat e tyre janë konstatuar shenja djegieje, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia.

Policia po mbledh dëshmi nga banorët e zonës dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë dhe partneren e tij, i cili jeton dhe punon atje.

 

EMISIONET