U ndalua nga patrulla e policisë në Padova/ Shqiptarit i gjendet 1 kg k*kainë brenda mjetit, arrestohet 33-vjeçari

U ndalua nga patrulla e policisë në Padova/ Shqiptarit i gjendet 1 kg

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për shpërndarje droge, pasi policia gjeti rreth 1 kilogram kokainë të fshehur në automjetin e tij gjatë një kontrolli në zonën e Padovës.

Ngjarja ka ndodhur pasi një patrullë policie vuri re makinën e tij duke lëvizur me shpejtësi të lartë pranë zonës Limenella dhe e ndaloi për kontroll.

Sipas mediave italiane, ai dukej i nxituar dhe nuk dha shpjegime të qarta për lëvizjen e tij.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se konsola qendrore e automjetit ishte e modifikuar. Pas verifikimeve, u zbulua një mekanizëm elektronik që hapte një ndarje të fshehtë, ku ishte vendosur lënda narkotike.

Droga e sekuestruar, rreth 1 kilogram kokainë me pastërti të lartë, vlerësohet mbi 30 mijë euro në tregun me shumicë dhe mund të kapte mbi 100 mijë euro në shitje me pakicë.

33-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Padovës. Ndaj tij kanë nisur edhe procedurat për heqjen e lejes së qëndrimit.

EMISIONET