TRAGJEDI NË KUFIRIN E MORINËS/ Po patrullonte mjetin në pikën kufitare, përplaset për vd*kje polici 59-vjeçar

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor pranë pikës kufitare të Vërmicës, në afërsi të Morinës.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, kur zyrtari policor ishte duke patrulluar në këmbë pranë kufirit. Në momentin kur ka tentuar të kalojë rrugën, është goditur nga një automjet që po lëvizte nga drejtimi Prizren–Vërmicë.
Viktima është një 59-vjeçar me inicialet R.G., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vend kanë mbërritur menjëherë njësitë e emergjencës, prokurori kujdestar dhe Policia e Trafikut të Prizrenit, të cilët kanë konfirmuar vdekjen dhe kanë nisur procedurat hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Drejtuesi i automjetit, një shtetas i Shqipërisë me inicialet D.D., është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Prizren po heton rrethanat e plota të aksidentit.
.


