Letonia dhe Ukraina bashkojnë forcat/ Nis prodhimi i dronëve pranë kufirit me Rusinë

Kryeministri i Letonisë, Andris Kulbergs, ka bërë të ditur se Letonia dhe Ukraina po planifikojnë të ndërtojnë së bashku një fabrikë për prodhimin e dronëve pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Ai e dha këtë njoftim gjatë një vizite në një bazë ushtarake në rajonin Latgale, ku u fol për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të teknologjisë ushtarake.
Sipas planit, fabrika do të shërbejë për prodhimin e dronëve dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në zonën kufitare.
Po ashtu, është parashikuar edhe vendosja e një sistemi për kapjen e dronëve në kufi, me qëllim uljen e nevojës për ndërhyrje të avionëve luftarakë në çdo incident.
Autoritetet e dy vendeve e shohin këtë projekt si pjesë të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


