Balla: Marjan Koçeku të dorëzojë mandatin që mori nga PS-ja, pastaj të shkojë te Flamingot

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së grupit lidhur me deklaratat e deputetes Mariana Koçeku, e cila e ka akuzuar drejtimin e grupit për mungesë debati të brendshëm dhe mospranim të mendimit ndryshe.

I pyetur nga gazetarët për këto pretendime, Balla ka mohuar që të ketë pasur pakënaqësi të shprehura më herët nga deputetja.

“Nuk kam asnjë koment për këtë, pasi gjatë gjithë kohës kam pasur vetëm falënderime nga ana e saj për mënyrën si drejtohet grupi parlamentar.”-tha ai.

Në fokus të diskutimit është edhe largimi i saj nga grupi parlamentar socialist, si dhe debatet e brendshme që kanë dalë në publik.

“Kjo çështje është e ezauruar politikisht. Nuk do të hyj në komente që nuk sjellin asgjë të re në debat.”-shtoi Balla.

Në deklaratat e tij, Balla ka nënvizuar se çështjet e brendshme të grupit nuk duhet të shndërrohen në debat publik, ndërsa mazhoranca vijon punën e saj parlamentare.

 

EMISIONET