Ryshfet në procesin zgjedhor në Kosovë, dy persona në pranga

Ryshfet në procesin zgjedhor në Kosovë, dy persona në pranga

Dy persona janë ndaluar nga autoritetet në Fushë Kosovë për dyshimin e dhënies dhe marrjes së ryshfetit gjatë procesit të votimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se gjatë hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Prokurorisë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për të hetuar dhe dokumentuar këtë ngjarje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim

EMISIONET