ZGJEDHJET E PJESSHME/ Përfundon afati zyrtar i votimit në 5 bashki, pjesëmarrje tejet e ulët

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan sot në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pas kësaj ore, sipas Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve do të lejohen të votojnë vetëm zgjedhësit e evidnetuar nga komisioni i qendrës së votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen sot në pesë bashkitë e vendit ka arritur në 18.51 %, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Bashkinë Vlorë kanë raportuar 191 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 18,039 zgjedhës nga 143,227 në listat e raportuara, ose 12.59 %.

Në Bashkinë Berat, me 95 nga 116 qendra të raportuara, kanë votuar 13,492 zgjedhës nga 68,123, duke shënuar një pjesëmarrje prej 19.81 %.

Në Bashkinë Cërrik, me 48 nga 57 qendra të raportuara, kanë votuar 8,108 zgjedhës nga 32,686, me një pjesëmarrje prej 24.81 %.

Në Bashkinë Mat, me 34 nga 47 qendra të raportuara, kanë votuar 8,270 zgjedhës nga 21,083, që përfaqësojnë 39.23 % të trupës zgjedhore.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, me 13 nga 21 qendra të raportuara, kanë votuar 2,488 zgjedhës nga 7,184, ose 34.63 %.

Në këto pesë bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, procesi i votimit ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë në vijim të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes dhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore do të transportohen drejt KZAZ-ve ku do të bëhet edhe numërimi i votave.

ZGJEDHJET E PJESSHME/ Përfundon afati zyrtar i votimit në 5 bashki,

EMISIONET