RAMA FLET PËR KOALICIONE! Kryetari i Prishtinës i hapur për mundësinë e bashkëpunimit në nivel qendror

Në Kosovë, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, skena politike po hyn në një fazë të re ripozicionimi. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për mundësinë e koalicioneve në nivel qendror, ndërsa zhvillimet brenda LDK-së dhe PDK-së tregojnë për ndryshime të thella në partitë tradicionale.

RAMA FLET PËR KOALICIONE! Kryetari i Prishtinës i hapur për

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë po lëviz drejt fazës së negociatave dhe riformatimeve të reja. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar publikisht për herë të parë mundësinë e një koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së në nivel nacional.

Megjithëse ka pranuar se përvoja e tij e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në komunë nuk ka qenë pozitive, Rama thotë se vendi nuk mund të ecë përpara me bllokime dhe sabotime politike.

Në kulmin e dabatit në LDK, Rama ka përjashtuar mundësinë që ai të marrë drejtimin e partisë, duke theksuar se fokusi i tij mbetet kryeqyteti dhe përmbushja e mandatit katërvjeçar. Në të njëjtën kohë, brenda LDK-së janë shfaqur përçarje të reja.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake në të gjitha nivelet, si pjesë e procesit të konsolidimit pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku PDK u rendit forca e dytë politike.

Në muajt e ardhshëm, përveç negociatave për koalicione, skena politike pritet të përqendrohet edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit deri në pranverë.

Kombinimi i këtyre zhvillimeve  koalicionet, krizat e brendshme partiake dhe zgjedhja e presidentit pritet të përcaktojë balancat politike të Kosovës për vitet në vijim.

EMISIONET