Protesta e serbëve në Veri të Kosovës, Krasniqi: Situata më e rëndë se çfarë po shohim, po përgatitet diçka e madhe...

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype" nga Prishtina, ishte pedagogu i njohur Milazim Krasniqi, për të folur se çfarë po ndodh në Kosovë pas mbylljes së 5 komunave paralele serbe në veri.

"Situata është shumë më e keqe sesa duket në media dhe në terren. Jam i sigurt që po përgatitet diçka ogurzezë lidhur me këto zhvillime. Po e përgatit një tërësi faktorësh, disa nga të cilët janë të paaftë për ta zgjidhur krizën, disa të tjerë janë të aftë për ta shfrytëzuar paaftësinë e të tjerëve dhe sigurisht që brenda kësaj skeme ka manipulim nga akterët lokal, në këtë rast qeveria e kështu me rradhë.

Kjo çështje është e vjetër, që nga viti 2008 kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, nuk është zgjidhur problemi themelor që është eleminimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Kjo paaftësi e Komunitetit Ndërkombëtar për ta zgjidhur këtë problem, e ka inkurajuar jashtë mase regjimin e Beogradit që të rrisë pretendimet. Në memorandumin e dytë e akademisë Serbe njëra nga pikat parasheh destabilizimin permanent të Kosovës dhe mbajtjen nën presion të qeverive të Kosovës me komunitetin Serb", tha Krasniqi.

 

EMISIONET