Policia greke sekuestron mbi 21 kg marijuanë në Selanik, vinte nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 16:33
Policia greke njofton se ka sekuestruar një tjetër ngarkesë që dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.
Në zonën e Stavroupolit në Selanik, gjatë kontrollit të banesës së një greku 30-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako që përmbanin 21 kg 34 gram marijuanë.
Policia ka sekuestruar edhe 1 pistoletë, 35 fishekë, 3 maska anti-gaz, 200 euro dhe 1 automjet.
Droga rezulton e paketimit shqiptar, e shënjuar me sprajt të kuq.