Liberalizimi i vizave në Kosovë, Gashi: Më shumë çështje politike sesa frikë

Gazetari kosovar Kreshnik Gashi thotë se çështja e liberalizimit të vizave në Kosovë është një çështje politike.
Gjatë një interviste për Ora News ai u shpreh se ajo nuk lidhet me rrezikun e largimit të qytetarëve të Kosovës.
Kreshnik Gashi: Liberalizimi i vizave. Jemi mësuar të diskutojmë për lajme të mira por nuk besoj se do të kemi lajme të mira deri në fund të vitit. Është më shumë çështje politike sesa frikë. Është më shumë çështje poltike e mosnjohjes Kosovës sesa e rrezikut të largimit të qytetarëve të Kosovës. Nuk është se do të kemi një emigrim masiv me viza. Ambasada Gjermane brenda vitit lëshon me mijëra viza brenda vitit. Problemet kryesore janë çështje politike. Ndoshta vitin tjetër do të kemi lajm të mirë për qytetarët.

