Lajçak: Sulmi (terrorist) në Banjskë i ka ndryshuar gjërat, por Kosova duhet të miratojë Asociacionin

Pesë diplomatët perëndimorë u takuan me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës siç është thënë, ringjalljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndersa ka pohuar se sulmi terrorist serb në Banjskë i ka ndryshuar shumë gjërat sa i përket vijueshmërisë së procesit të dialogut me Serbinë.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vuçiç. Nuk do të jepen më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë.
Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajçak.
Lajçak deklaroi po ashtu se pa Asociacionin, nuk do të ketë do progres për integrimin e Kosovës në BE.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, ka përsëritur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet sa më shpejt.
"Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane.
Patëm një diskutim të thellë dhe substancial me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për atë se si duhet të avancohen marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë dhe për të bërë progres në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Ne dëgjuam me vëmendje pikëpamjet e kryeministrit Kurti dhe po ashtu dhe shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiç”, tha Lajçak

Në takim ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ndersa diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.
Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Sipas mediave kosovare raportojne se 5 diplomatët do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre.
Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.




