MJERIMI QË S’BËZAN/ Solidaritet nëpërmjet “Ora News”, për çiftin që jeton në një magazinë pa dyer dhe dritare
Dilaveri dhe Violeta, çifti që jetojnë në një magazinë pa dyer dhe dritare prej kohësh sytë i kanë tek shpresa se mos dikush do t’i ndihmojë…
Televizioni “Ora News” ishte tek ta duke përcjellë historinë e tyre të trishtë…
Pas kronikës së transmetuar u solidarizuan dy inxhinierë ndërtimi dhe një tjetër qytetar.
Dhuruan pako ushqimore dhe 30 mijë lekë të rinj.
Pamë lot, por kësaj here ishin nga gëzimi
Emocionet e tyre përcollën ndjenjën e thellë të mirënjohjes ndaj atyre që ishin përfshirë në këtë akt të mrekullueshëm solidariteti…
E teksa largohemi jemi të lumtur që me kaq pak ndihmë arritëm të ndryshojmë sado pak dhe ndezëm shpresat tek ta, që mbase dhe një ditë do të bëhet më mirë për ta…