Kuvendi i Kosovës konstituohet/ Gazetari Hoti: Formimi i qeverisë kaloi pa telashe, puna për buxhetin ka nisur menjëherë
Në një lidhje direkte për OraNews, në hapësirën “Për shqiptarët”, gazetari Shkodrani Hoti diskutoi mbi formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe proceset e para parlamentare pas zgjedhjeve të fundit.
Sipas Hotit, procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë kaloi pa telashe, duke qenë se Vetëvendosja me 57 deputetë mund të siguronte mbështetje nga minoritetet pa nevojën e një koalicioni më të gjerë, një gjë që nuk kishte ndodhur pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, të cilat ishin shoqëruar me një vonesë prej afro një viti.
Hoti shtoi se qeveria e re ka nisur menjëherë punën duke proceduar buxhetin dhe duke miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, duke hapur rrugën për ratifikimin e tyre në Kuvend.
Ai vuri në dukje se çështja e zgjedhjes së presidentit është procesi tjetër që kërkon dialog më të gjerë dhe mbështetje të deputetëve, i cili mund të sjellë sfida të reja.
Ndiqni intervistën e plotë:

