Kosova avancon në NATO, Hyseni: Nga statusi vëzhgues, pas 10 vitesh anëtarë me të drejta të plota
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në asamblenë në NATO dhe njëkohësisht deputeti i LVV-së, Driton Hyseni në një intervistë në Ora News u shpreh se mbështetja për Kosovën ditën e djeshme në asamblenë parlamentare të NATO-s ishte e jashtëzakonshme.
Hyseni: Aty kemi delegacione që kanë mandatin e plotë brenda asamblesë parlamentare të NATO-s dhe që janë 32 delegacione të vendeve anëtarë të NATO-s.
Pastaj vjen radha e delegacioneve të cilat kanë statusin e anëtarëve të asociociuar dhe pastaj edhe pjesa e anëtarëve vëzhgues që janë në kuadër të asamblesë parlamentare të NATO-s.
Nga statusi vëzhgues, pas 10 vitesh anëtarë me të drejta të plota.
Mbështetja për Kosovën ishte e jashtëzakonshme ditën e djeshme.