Kosova 15 vjet shtet, Burjani: Pa zgjidhje të problemeve Kosovë-Serbi rajoni nuk mund të zhvillohet

Blerim Burjani analist politik dhe ekspert ligjor në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli mbi Pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij "Ka pasur sfida të mëdha"  dhe "Kosova e Serbia janë problemet kryesore në Rajon".

Për ekspertin "Sa kohë nuk ka një zgjidhje të problemeve Kosovë-Serbi as rajoni nuk mund të zhvillohet".

Blerim Burjani: Është shumë  e rëndësishme që Kosova fitoi pavarësinë e saj dhe që tashmë eshtë ndërtuese e vetes së vet. Kosova u bë një shtet, pas një robërimi për një kohë të gjatë. Ka pasur sfida të mëdha.  Kosova e Serbia janë problemet kryesore në rajon. Sa kohë nuk ka një zgjidhje të problemeve Kosovë-Serbi as rajoni nuk mund të zhvillohet. Ajo që na brengos tashmë është se akoma nuk kemi arritur të konsolidohemi si shtet, Kosova ende është në një tranzicion të thellë politik, jo  i vetëdijshmë, dhe jo i demokratizuar.

"Nuk besoj se do të ketë më ndarje të Kosovës apo ndonjë copëzim tjetër. Problemi kryesor mbetet të konsolidohet edhe më tutje komuniteti serb.", tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

dialogu kosove-serbi pavaresi

EMISIONET