Gazetarja Alketa Gashi tregon si po e përjetojnë kosovarët festën e Pavarësisë

Gazetarja Alketa Gashi Fazliu në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tregoi se si e gjen kremtimi i 15 vjetorit të Pavarësisë Kosovën.

Alketa Gashi Fazliu: Është përvjetori jubilar i 15 me radhë i shtetit të Kosovës. Është një grumbull ngjarjesh historike. Ka mesazhe paqje krenarie, janë bërë dhe homazhe në personalitetet e shquara që kanë dhënë kontribut në pavarësinë që ne sot e jetojmë.  Qytetarët kanë dalë, është një ditë me diell, një dië e bukur për të dalë për të festuar këtë ditë historike për qytetarët e Kosovës.

Çfarë shikon ndryshe?

Alketa Gashi Fazliu: Entuziazmi është po ai. Nuk duhen harruar breza e breza që raë për lirinë që ne sot e gëzojmë, dhe ndihmën që i dha Shqipëria popullit të Kosovës më 1999.

Ky përvjetor i pavarësisë është i veçantë për gazetaren Gashi Fazliu, e cila vetëm dy ditë më parë ka promovuar trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen” , në të cilën përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Alketa Gashi Fazliu: Në këtë triologji bashkohet filmi dokumentar, libri dhe ekspozita. Përmbledh 15 rrëfime nënash zemërshpuara, 15 rrëfime të paekspozuara më parë të 15 nënave që kanë humbur bijtë dhe bijat e tyre në luftën e fundit në Kosovë.Është fakt i gjallë që do të doja të mbetet dokument i shkruar por edhe viziv.

Janë rrëfime të sinqerta, të brishta, plot vuajtje dhe trishtim por gjithësesi me mesazh krenarie që vijnë në këtë përvjetor të 15. Janë 15 nëna nga rajone të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë të gjithë territorin që prauan të japin rrëfimet për mua.

Dy ditë më parë është përuruar libri në Bibliotekën Kombëtare, po ashtu dhe ekspozita ndërkohë filmi jepet sonte në orën 22:00 premierë në Radio Televizionin Publik të Kosovës.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET