INTEGROHUNI OSE IKNI! DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

“Integrohuni ose ikni”, ky është ultimatum për një fakultet serb në veri të Kosovës, i cili ka rihapur debatin për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar dhe jo me ato serbe.
Një analizë e publikuar nga Deutsche Welle ka rikthyer në vëmendje çështjen e integrimit të institucioneve serbe në sistemin e Kosovës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
Në fokus është Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon sipas sistemit arsimor të Serbis dhe si pjesë e Universiteti të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovica e Veriut. Fakulteti ka marrë një letër ku kërkohet lirimi i objektit brenda 30 ditësh ose rregullimi i marrëdhënieve juridike.
Analistët vlerësojnë se ky është sinjal i qartë për integrimin gradual të strukturave paralele. Avokati Dragutin Neneziq thotë se procesi pritej, por jo me këtë ritëm. Ndërsa profesorja Branka Petkoviq thekson shqetësimin e stafit dhe studentëve.
Zëvendëskryeministri në detyre Besnik Bislimi ka deklaruar se javët në vijim janë vendimtare për arsimin dhe shëndetësinë. Nga ana tjetër, kryetari i komunës, Milan Radojeviq, thotë se kjo është temë për dialog në Bruksel.
Reagimet nga Beogradi kanë qenë të kufizuara. Petar Petkoviq ka kërkuar reagim ndërkombëtar, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq ka heshtur. Edhe Lista Serbe ka kërkuar mbrojtje për institucionet.
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar më herët integrim gradual, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Sipas njohësve të zhvillimeve, javët e ardhshme mund të jenë përcaktuese për të ardhmen e institucioneve serbe në Kosovë.


