IKD nis fushatën për ndryshimin e Kodit Penal/ Kërkon mbështetjen e qytetarëve përmes nënshkrimeve

IKD nis fushatën për ndryshimin e Kodit Penal/ Kërkon

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për të mbështetur nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Procesi do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku qytetarët do të kenë mundësi të japin mbështetjen e tyre për ndryshimet e propozuara.

Në hapje të aktivitetit, hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, do të prezantojë nismën legjislative, ndërsa më pas do të ketë një diskutim me pyetje nga përfaqësuesit e mediave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë gjatë ditës, nga ora 10:25 deri në 15:00.

IKD ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve dhe mediave, duke e cilësuar këtë aktivitet si fillimin zyrtar të fushatës për mbështetjen e ndryshimeve në Kodin Penal të Kosovës.

 

 

EMISIONET