HISTORIKE/ Sot pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

HISTORIKE/ Sot pritet të votohet për anëtarësimin e

Sot pritet të votohet në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Lajmi është bërë i ditur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) e cila ka njoftuar se çështja e Kosovës është futur në rendin e ditës.

PACE në një postim në “X” bën të ditur se në mbledhjen e martës Kosova është pikë e parë e agjendës dhe do të diskutohet nga ora 10:30 deri në ora 12:30.

Për t’u aprovuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet shumica prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

12 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur.

Ato përfshijnë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, pesë vendet e BE-së: Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, si dhe Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Tri javë më parë, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin (draft-opinionin) e Dora Bakoyannis.

Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.

Raporti i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

EMISIONET