Grabitën dy persona, tre të arrestuar në Selanik, mes tyre edhe një shqiptar

Grabitën dy persona, tre të arrestuar në Selanik, mes tyre edhe

Tre të rinj janë arrestuar në Selanik pas një grabitjeje ku janë përfshirë dy këmbësorë.

Autorët përdorën shkopinj gome dhe armë për të terrorizuar viktimat dhe për të përfituar pronat e tyre personale.

Të arrestuarit janë dy shtetas grekë, 18 dhe 19 vjeç, dhe një shtetas shqiptar, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit, njëri prej të rinjve iu gjet një sasi kanabisi, e cila është sekuestruar nga autoritetet.

Policia lokale po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo bashkëpunëtori të mundshëm.

EMISIONET