E futi në kurth me cigare, i mituri shqiptar godet me thikë në qafë e bark adoleshentin për ti marrë celularin

E futi në kurth me cigare, i mituri shqiptar godet me thikë në

Një 17 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke për plagosjen me thikë të një 18-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 23:30 të 17 prillit në zonën e Akropolit.

Shqiptari së bashku me një bashkëmoshatar të tij i është afruar 18-vjeçarit që ishte bashkë me tre shokë të tij duke u kërkuar cigare.

Pasi i janë përgjigjur negativisht ai ka nxjerrë një thikë dhe ja ka vënë në qafë 18-vjeçarit dhe ka kërcënuar të tjerët të dorëzojnë çantat dhe celularët.

Në të njëjtën kohë ka tërhequr çantën e 18 vjeçarit.

“Ia kapa çantën, por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, ka treguar ai për policinë, duke shtuar se pas ngjarjes ka shkuar në shtëpi dhe ka vendosur rrobat në lavatriçe.

Nëna e tij u dha rrobat e gjakosura.

Dëshmia e plotë

"Kam takuar të akuzuarin një ditë më parë dhe dolëm për shëtitje në Monastiraki. Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t'u merrnim celularët.

Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një.

Kur u afruam, kapa njërin prej tyre dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin.

 Ia kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë.

I bashkakuzuari im mori çantën dhe ne vrapuam. Ndërsa vraponim, më ra thika.

Në një moment u ndamë me të pandehurin. Mora metronë dhe shkova në shtëpi. I hoqa rrobat dhe i futa në lavatriçe.

 Nga sa pashë, vetëm pantallonat e mia kishin gjak mbi to. Nuk i thashë asgjë askujt. Jam penduar për atë që kam bërë dhe kërkoj falje. Nuk doja ta godisja”.

greqi arrestohet shqiptari

EMISIONET