Detaje nga ngjarja në Gjakovë, 38-vjeçari i vr*rë, xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 13:18

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në Gjakovë, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Lajmi u bë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga familjarët e tyre, shkruajnë mediet në Kosovë.
Më herët i ndjeri kishte njoftuar për aksidentin e rëndë në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekur nëna dhe motra e Elijonës.
Ndërkaq, vetë Elijona ende nuk ka bërë ndonjë reagim publik mbi tragjedinë që e ka prekur familjen.

