Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, një viktimë dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Shermet Elezi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka deklaruar se njësitë përkatëse policore janë angazhuar menjëherë dhe prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave.

EMISIONET