“Mungesa e Italisë do ndihet”, Duro: Pres spektakël nga shumë ekipe, mëkat që nuk është Shqipëria në Botëror

“Mungesa e Italisë do ndihet”, Duro: Pres spektakël nga

Pritjes i erdhi fundi, me Botërorin që fillon këtë të enjte. Për herë të parë në histori, ky eveniment organizohet nga tre shtete njëkohësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, në News 24 në emisionin “Botërori Amerikan”, foli para këtij kompeticioni.

“Edicion i veçantë, ka bukuritë e veta, është event kryesor i mirëpritur nga gjitha bota.

Shpresuan italinët e shkretë Duro, që Irani të dënohej, lobuan shumë, në fakt një Botëror pa Italinë, nuk ka shijen e njëjtë, por sikur po mësohet edhe tifozët Italianë, Botërori i tretë radhazi që nuk marrin pjesë, të vjen keq?

Mungesa e Italisë ndikon, por edhe për faj të vet. U bë 2-3 herë që nuk merr pjesë në evente. Janë zgjedhjet e veta. Edhe sikur të merrte pjesë, s’ka kuptim, pasi duhet ta meritonte.

48 ekipe të ndërsa në 12 grupe, a humbet cilësisht ky Botëror me këtë shtrirje kaq të madhe?

Nuk mund ta parashikoj. Menyra e organizimit bën që të ketë shumë spektaktorë. Ekipet kanë cilësi, unë shpresoj që ta ketë bukurinë e saj. Fillimi është pak pragmatist. Edhe ato ekipe që nuk duken si të forta, mund të bëjnë mirë.

Një diskutim për të gjithë. Ju vjen keq, kur sheh në Botëror ekipe si Kuraço, Haiti etj, ekipe thuajse amatore, dhe nuk është Shqipëria apo Kosova?

Keq na ardhi të gjithëve. Ishte hera e parë që shkuam në Play Off. Ne duhet të shpresojmë në evente të tjera. Ne më herët as nuk e mendonim që do shkonim në Europian, nuk është e lehtë. Janë ngushtuar diferencat, pasi luajmë në nivele të larta.

EMISIONET