Bërnabiç: Është e qartë se Asociacioni duhet të formohet
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha pas bisedimeve në Ohër, se është e qartë se Asociacioni do të duhet të formohet.
Sipas saj, kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtutjeshme implementuese.
Ajo mes tjerash tha se “është plotësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015”.
Bërnabiç për Tanjug deklaroi se krijimi i një asociacioni të tillë do të jetë rezultat i punës, dhe luftës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, 10 vjet më parë dhe gjatë dekadës së kaluar si dhe sot.