Berisha: Kuvendin e Kosovës nuk po e mban peng gjykata por kryeministri

Politikani nga PDK, Hisen Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se Kuvendin e Kosovës nuk po e mban peng gjykata por kryeministri.

Berisha: Tani e para e punës u vërejt se Kurti edhe pse gjithmonë ka pretenduar se përfaqëson vullnetin  qytetar dhe se e ka atë fuqinë e prezantimit edhe përfaqësimit të kësaj vote, u pa që është figura më kontradiktore.

U pa se ato interpretimet me përkatësi partiake, me gjuhë politike sipas shijeve të partisë nuk janë të qëndrueshme dhe faktikisht vendimi i gjykatës Kushtetuese i ka shuar një herë e përgjithmonë këto ambicie për interpretime nga prizmi i partive politike.

Dhe në një farë forme iu ka mbyllur rrugën këtyre situatave bllokuese të cilat po rezultojnë se nuk ishin në mungesë të gjuhës së Kushtetutës por kishin më shumë të bënin me një strategji të qëllimshme për ti mbajtur peng institucionet në emër të interesave politike.

Në një farë forme iu tregua se asnjë subjekt politik nuk mundet të jetë mbi ligjin.

 

EMISIONET