Alarm i rremë b*mbe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët në panik

Alarm i rremë b*mbe në Stacionin e Autobusëve në

Një alarm i rremë për bombë u regjistrua mëngjesin e së martës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke sjellë evakuimin e qytetarëve dhe ndërhyrjen e njësive të Policisë së Kosovës.

Pas kontrolleve të kryera në zonë, nuk u gjet asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.

Njoftimi për një mjet të dyshuar shpërthyes u mor rreth orës 08:00.

Menjëherë pas sinjalizimit, policia vendosi perimetrin e sigurisë, evakuoi qytetarët dhe angazhoi njësitë përkatëse për verifikimin e informacionit.

Kontrollet e zhvilluara në stacion nuk zbuluan asnjë mjet apo objekt të dyshimtë, duke konfirmuar se alarmi ishte i rremë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që Stacioni i Autobusëve në Prishtinë përballet me një alarm të rremë për bombë.

EMISIONET