Kosova pas zgjedhjeve, Halimi: Marrëveshja politike është çelësi për zhbllokimin e institucioneve!

Pas zgjedhjeve në Kosovë, debati politik është përqendruar te formimi i institucioneve të reja, me theks të veçantë te qeveria dhe zgjedhja e presidentit. Analistët politikë vlerësojnë se situata mbetet e ngërçuar dhe kërkon marrëveshje mes partive kryesore për të shmangur një krizë të re institucionale.
Sipas analistit Jeton Halimi, rezultati i zgjedhjeve ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti, por me një përqindje që nuk i garanton e vetme stabilitet të plotë qeverisës. Ai thekson se për të tejkaluar ngërçin politik, nevojitet dialog mes partive kryesore opozitare dhe atyre në pushtet.
Në këtë kontekst përmenden si aktorë të rëndësishëm edhe liderët opozitarë:
Bedri Hamza nga PDK
Lumir Abdixhiku nga LDK
Ramush Haradinaj nga AAK
Sipas analizës, një marrëveshje mes këtyre forcave politike mund të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e institucioneve kyçe, përfshirë edhe presidentin e vendit. Pa këtë konsensus, vendi rrezikon të shkojë drejt një cikli të ri zgjedhjesh të parakohshme.
Gjithashtu, në debat është përfshirë edhe çështja e balancës së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, ku analistët paralajmërojnë për rrezik të ndërhyrjes politike në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.
Situata politike në Kosovë mbetet e paqëndrueshme dhe e varur nga negociatat mes partive kryesore. Zgjidhja e ngërçit institucional shihet vetëm përmes marrëveshjeve politike gjithëpërfshirëse, që do të mundësonin formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, duke shmangur krizën dhe zgjedhjet e reja.
Jeton Halimi: Po mund të gjejë një marrëveshje politike nga liderët e partive politike të Kosovës, si fitues i zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje në krye të saj është Albin Kurti që ka fituar me 47% e pak. Dhe unë e mendoj që kjo është pritur se Albin Kurti do të bjerë, do të ketë rënie prej atyre zgjedhjeve të fundit të vitit të kaluar të 14 shkurtit, dhe kjo qasja jo e mirë ndaj popullit dhe ndaj institucioneve e ka zbritur zotin Kurti në këtë përqindje të votave.
Dhe sidoqoftë jemi këtu ku jemi dhe shpresoj që shteti i Kosovës të gjejë një rrugë dhe një formulë me liderët partiakë dhe të arrijnë një marrëveshje politike dhe të kalohet ky ngërç politik dhe të bëhen institucionet e Kosovës se në rast tjetër prapë shteti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Dhe këtë nuk e ka qejf asnjë njeri as ndonjë politikan, vetëm e vetëm për t'i kapur të gjitha institucionet e Kosovës siç është çështja e presidentit dhe si produkt apo si pretekst i presidentit është fshehur krejt diçka tjetër është kryeprokurori i Republikës së Kosovës.
Dhe Albin Kurti do të qesë një kukull aty dhe jo siç ishte zoti Blerim Isufaj një njeri kombëtar dhe një njeri shumë profesional po politika. Edhe me kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës pushteti është i ndarë: legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe prokurorial. Dhe në këtë rast Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje patjetër do t'i shtrijë hundët aty dhe do ta kapë edhe atë institucion se e dimë, ish-ministra të tij dhe ministra në detyrë besoj që janë të thirrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe për këtë arsye do ta kapë atë kryeprokurorin, që nuk është dashur, por ja pra politika do ta bëjë punën e vet që nuk është e mirë.
: Unë mendoj që nuk është koha e atyre, siç thoni ju e ëndrrave, po besoj që në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës e përcakton qartësisht mbasi... kush është fituesi i zgjedhjeve. Mbas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, si i vetmi organ shtetëror ligjor, dhe mbasi certifikohen zgjedhjet, duhet Albin Kurti t'i thërrasë mendjes dhe të bëjë bisedime me krerët e opozitës, duke filluar nga zoti Bedri Hamza nga PDK-ja, nga profesor Abdixhiku nga LDK-ja dhe nga Haradinaj nga AAK-ja, që të gjejnë ndonjë marrëveshje politike. Besoj që me AAK-në nuk mund t'i ketë 80 mandate për të zgjidhur ngërçin e presidentit, mundet vetëm me PDK-në e profesor Bedri Hamzës dhe LDK-në nga profesor Abdixhiku.
Besoj që mund të jetë nga këto njëra parti marrëveshje për të zhvilluar, dhe për të ardhur deri në një konkludim, dhe për të kaluar këtë krizë që e ka kapluar shtetin e Kosovës. Dhe mosgjetjen e një afërsie dhe mospëlqimin e atyre që kanë dalë në zgjedhje, unë mendoj se vetëm me biseda konkrete. Jo anash, polarizimeve, popullizmave dhe të kaluarës t'i kalojmë. Dhe të gjejmë një marrëveshje politike dhe të bëjnë, dhe për katër vitet e ardhshme të qeveriset o me PDK-në si fituesja e zgjedhjeve të dytë, dhe o nga LDK-ja si e tjetra.
Zotit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje se me kënd të përzgjedhin, për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme dhe për të zgjedhur presidentin apo presidenten e Republikës së Kosovës me 80 mandate, siç e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës dhe për të kaluar këtë ngërç politik. Po numrat janë. E nderuara thashë, numrat janë, o me PDK-në, o me LDK-në, kalon mbi 80 mandate. Shto këtu edhe minoritetet jo shumicë që janë, rom, ashkali, egjiptian e të tjera. Besoj që arrihen 80 e sa mandate për të kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe për të zgjedhur presidentin apo presidenten e Republikës së Kosovës sipas marrëveshjeve politike.
Dhe unë besoj që tash ka kaluar ajo koha që ishte në zgjedhjet e kaluara të ndonjë kandidati konsensual pa librezë partiake, ka kaluar koha. Tash vetëm është në tavolinë, unë siç mendoj dhe siç kemi bërë analiza të thella të nderuara, vetëm me marrëveshje politike mund të kalohet kriza dhe duhet të kalohet kriza, se sovrani s'e ka votuar mbi 50% sa e kishte në të kaluarën për të pasur edhe presidentin, dhe ia ka bërë të qartë se nuk mund t'i mbajë tri pozicione zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, po duhet të bësh marrëveshje politike dhe e vetmja rrugë është shtetërore, ligjore.

