34 orë debat në parlament, Qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit të SYRIZA-s

Pas 34 orëve diskutime, parlamenti grek rrëzoi me shumicë votash mocionin e mosbesimit të partisë SYRIZA. ndaj qeverisë Mitsotakis. Greqia ndërkohë do të mbajë në pranverë zgjedhjet e përgjithshme.

34 orë debat në parlament, Qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit

Qeveria e Kyriakos Mitsotakis i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Parlamentin grek nga Partia SYRIZA.

Pas 34 orëve debat, ndër më të gjatët e parlamentarizmit në shtetin helen, 156 deputetë votuan kundër dhe 143 të tjerë votuan pro rrëzimit të qeverisë.

Para se të vinte koha e votimit, u dëgjuan 164 fjalime nga deputetët, 22 ministra e ish-ministria dhe ish-kryeministri Jorgos Papandreu.

Pasi mori votëbesimin për të vijuar në drejtimin e qeverisë, Kyriakos Mitsotakis, e konsideroi prolog të humbjes së SYRIZE-s në zgjedhjet e pranverës.

"Në demokraci, këtu partitë zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, si dhe në zgjedhje. Vlerësimi im është se qytetarët do ta dërgojnë sërish SYRIZA-n në opozitë”.

Me tej  akuzoi  direkt, Alexis Tsipras, se nxitja e përçarjes së shoqërisë është ndër gjerat e pakta që di të bëjë.

“25 janari është data kur zoti Tsipras u bë kryeministër për herë të parë dhe filloi aventura e trishtë e vendit”.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë se Mitsotakis nisi pas zbulimit të skandalit të përgjimeve.

greqi mocion mosbesimi qeveria greke syriza

EMISIONET